Ora News - E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se u mbyt nga i biri
  • 5 years ago
#oranews

Një 84 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë ku jetonte prej disa vitesh me të birin 64 vjeçar me probleme me alkoolin. Ky i fundit është edhe i dyshuar për vrasjen e nënës që sipas fqinjve ka qenë e paralajmëruar pasi ai e dhunonte shpesh, teksa debatonin për konsumin e alkoolit.

Një 84 vjeçare është gruaja e 7 që është vrarë në 3 muajt e parë të vitit 2019. E moshuara u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë, ndërsa dyshimet janë se ajo u mbyt nga djali 64 vjeçar, i cili mendohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur.

Viktima është Nazime Demollari ndërsa autori i dyshuar Nesim Demollari që pas ngjarjes është shoqëruar në polici.

Nënë e bir jetonin bashkë në një banesë në lagjen 13, pasi 64 vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh.

Krimi ndodhi pas një debat i ashpër, ku shkak dyshohet të jetë bërë konsumi i alkoolit nga ana e djalit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dhënë alarmin tek policia.

Por kur uniformat blu mbërritën e gjetën Nesim Demollarin pranë trupit të pajetë të nënës. Konfliktet mes nënës dhe djalit sipas fqinjëve dhe familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, madje kunata e saj thotë se ai shpesh herë e ka dhunuar të moshuarën.

Kunata: "E keqtrajtonte shpesh nenën e tij. Është divorcuar nga gruaja për shkak të alkoolit. Ai duhet mbytur siç bëri me nënën e tij".

64 vjeçari mësohet se prej disa kohësh ishte i papunë dhe kishte rënë në vesin e pijës, çka duket se i ka bërë të pashmangshme konfliktet mes nënës e djalit, deri këtë të hënë që përfundoi me krim në familje. I dyshuari është shoqëruar në polici, por ende nuk është marrë në pyetje në lidhje me krimin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-e-moshuara-gjendet-e-pajete-ne-banese-nga-i-biri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended