Elbasan- Gjendet e mbytur e moshuara, dyshohet ta ketë mbytur me duar i biri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 30 vjeçar ka vrarë të ëmën e tij.Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në lagjen ?Çlirimi?.
Shtetasi Ardit Zenelhoxha 30 vjeç dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij, shtetasen Hedije Zenelhoxha rreth 67 vjeçe.
Gazetarja jonë nga Elbasani, Belinda Ruçaj, raporton se në momentin e ngjarjes nënë e bir kanë qenë në banesën e tyre. Nuk dihet ende nëse kanë qenë banorët përreth ata që kanë njoftuar policinë mbi krimin.
Policia ka bërë shoqërimin e 30 vjeçarit në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Burime nga policia bëjnë me dije se i riu është në gjendje shoku dhe nuk kanë mundur ti marrin asnjë dëshmi mbi arsyet që e kanë çuar në mbytjen e së ëmës.
Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-e-mbytur-e-moshuara-dyshohet-ta-kete-mbytur-me-duar-i-biri/

Recommended