Report TV - Shenja dhune dhe gjak, gjendet e vdekur e moshuara në Durrës, shoqërohet nipi
  • 6 years ago
DURRES-Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në pallatin ku banonte pranë shkollës 9-vjeçare ?Qemal Mici?. E moshuara Floresha Shkurti 83 vjeçe u gjet nga fqinjët pajetë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Sipas burimeve të Report Tv, gruaja jetonte vetëm me nipin, ndërsa sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor, e moshuara ka shenja dhune dhe gjaku, ndërsa po hetohet pista e vrasjes.

Nipi është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Recommended