Gjendet tifozi i Tiranës, që humbi në derbin Tirana-Partizani, nipi: Faleminderit 'Pa Gjurmë'
  • 5 years ago
Një ditë më parë u kërkua në emisionin ??Pa gjurmë??, gjendet 45-vjecari nga Peqini Kujtim Bozhiqi. Ai është gjetur nga të afërmit në qytetin e Elbasanit, ndërsa në gjendje të rraskapitur nuk ishte i aftë të sqaronte familjarët, sesi kishte përfunduar në këtë qytet. Babai i tre fëmijëve u zhduk të dielën, ndërsa ishte në Tiranë për të ndjekur derbin Tirana-Partizani.

"E kemi gjet rreth orës 1 e natës. e kishin parë disa shokë të mijë, fal emisionit tuaj e kishin njohur. Ai ishte i lodhur nga pagjumësia dhe kështu, nëpër rrugë ka qenë këto 4 ditë nuk ka mundur të kthehet në shpi. Ju falenderoj shumë shumë shumë." ka thënë nipi i Kujtimit, Elton Bozhiqi.

Dy nipërit e tij Elton dhe Fatmir Bozhiqi bën apel për ndihmë në emisionin ??Pa gjurmë??. Gjatë transmetimit live ata thanë se shpresonin që Kujtimi të kishte humbur rrugën, me shpresën që të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Në pak minuta mbërritën informacionet e para ndërsa mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e Kujtimit, fillimisht në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme Kujtim Bozhiqi, u gjet nga të afërmit, ndërsa tashmë i është bashkuar familjes pas 4 ditëve nga humbja. 45-vjecari tifozi i Tiranës u zhduk të dielën pas përfundimit të derbit Tirana-Partizani. Familjaret bënë denoncim në polici, ndërsa bënë apel për ndihmë në emisionin ??Pa gjurmë??.

Kujtimi është kthyer në banesën e tij në Pajovë të Peqinit, ku jeton me bashkëshorten dhe me dy djemtë.
Recommended