Partizani fiton derbin e basketbollit, tension me tifozët

  • 4 years ago
Partizani ka fituar derbin e fundit të vitit 2019 me Tiranën në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit ?Asllan Rusi?, për shkak të problmeve me tabelën e pikëzimit në Farie Hoti, gjithçka u mbyll në favor të të kuqve që e udhhoqën takimin thuajse gjatë gjithë kohës.

Të pranishëm në këtë ndeshje derbi kanë qenë një pjesë e mirë e tifozëve të Tiranës dhe disa të Partizanit të cilët u munduan herë pas here t?i jepnin emocion skuadrave përkatëse.

Tirana e ka hapur me një trepikësh të Voglit e më pas gjithçka deri në mesin e periodës së parë është udhëhequr nga djemtë e Erkand Karajt. Pas barazimit 7-7, Partizani merr kontrollin e ndeshjes dhe fiton periodën e parë 21-25. Të njëjtën gjë bën dhe në periodën e dytë, që e ka fituar 16-18, dhe në pushim ka kryesoar 37-43.

Pas pushimit, Tirana mundohet të reagojë. Fiton periodën e tretë 18-15 dhe afrohet në tre pikë, 55-58. Partizani nuk toleron më. 14-20 perioda e katërt dhe në përfundim 69-78. Por nuk mund të ketë një ndeshje derbi pa u ndjerë dhe tensioni i tifozerisë.

Kanë qenë lojtarët dhe një pjesë e mirë e stafit bardheblu që ka ndihmuar edhe policinë të evitohej ndonjë incident i mundshëm me tifozët. Ndërkohë që shembullin mët ë mirë të fair playt sportiv e dhanë basketbollistët e të dyja skuadrave në mbyllje të takimit me përqafimet miqësore mes tyre, pavarësisht rezultatit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PartizanivsTirana#basketboll#TopChannel

Recommended