Report TV -Vlorë, gjendet i mbytur në plazhin e Zvërnecit një i sëmurë mendor
  • 5 years ago
Një trup i pajetë është gjendur mesditën e së premtes në plazhin e Zvërnecit. Mësohet se viktima është një 56-vjeçar me inicialet I.I. 56-vjeçari ishte endacak dhe vuante nga çrregullime mendore.
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e viktimës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Recommended