RTV Ora - Gjendet i mbytur 60-vjeçari në Portin e Durrësit
  • 5 years ago
#rtvora

Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e kësaj te premteje në portin e Durrësit.

Xhelal Skënderi është gjetur i pajetë në ujë, në zonën e njohur si ish-kantieri detar.

Skënderi dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në det. 60-vjeçari me profesion ishte mekanik por punonte edhe si roje nate për një subjekt privat që operonte në ambientet e ish-kantierit detar.

Nuk dihen rrethanat në të cilat është mbytur apo kur ka ndodhur ngjarja.

Por trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ekzaminimet e para, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 60-vjeçarit, i cili njihej për konsumimin e alkoolit.

Policia po hedh edhe dyshime mbi ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Aktualisht po merren në pyetje kolegë të Skënderit dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në vendin ku u gjet trupi i 60-vjeçarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjendet-i-mbytur-60-vjecari-ne-portin-e-durresit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended