RTV Ora - Ishte zhdukur prej 4 ditësh, 45 vjeçari gjendet i mbuluar me dhe' në rrugën e Arbrit

  • 5 years ago
#rtvora
Një 45 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh është gjendur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizës në Bashkinë e Klosit.

Mësohet se Agim Meta ka qenë në një nga dyqanet e fshatit dhe rreth orës 22 e 30 minuta të së martës është nisur për në banesë e cila ndodhej rreth 500 metra larg dyqanit të fshatit. Banorë të zonës thanë se ai mbante me vete edhe një bombol me gas të cilën do ta çonte në banesë.

Familjarët kanë nisur kërkimet që atë mbrëmje por pa arritur ta gjejnë. Vetëm pas denoncimit në polici ka nisur kërkimi në kantierin e punimeve të rrugës. Mësohet se firma punonte me 3 turne dhe dyshohet që mjetet e firmës e kanë shtypur pa e parë dhe e kanë mbuluar me dhè.

Pas kërkimeve të ditës së djeshme dhe të sotme, mësohet se është gjetur trupi i pajetë i 45 vjeçarit Agim Meta. Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-klos
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended