I zhdukur prej katër ditësh, gjendet i mbuluar me dhè punonjësi i Rrugës së Arbrit
  • 5 years ago
Një 45 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh është gjetur i vdekur mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkallë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizës.

Sipas informacioneve që gazetari i Report Tv ka arritur të sigurojë në terren, viktima është Agim Meta. Mësohet se Meta, pasi kishte përfunduar punën, ishte ndalur në një dyqan ku kishte blerë bombol gazi dhe ishte nisur për në shtëpi. Familjarët si gjithmonë kanë qenë në pritje të Agim Metës, por që fatkeqësisht 45-vjeçari nuk po vinte në shtëpi. Familja ka nisur kërkimet, e ndihmuar edhe nga firma ku ai punonte. Dyshohet Meta është shtypur me një nga mjetet e firmës nga një koleg i tij, dhe më pas e ka mbuliar me dhè

Pas kërkimeve të ditës së djeshme dhe të sotme, mësohet se është gjetur trupi i pajetë i 45 vjeçarit Agim Meta. Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Recommended