Dajë e nip të zhdukur prej 6 ditësh, hakmarrja për një vrasje në ‘96, pista ku po heton policia
  • 6 years ago
Shkodër- Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në Shkodër. Ata kanë dalë nga shtëpia që prej datë 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Por ndërsa apeli për ndihmë i familjarëve të tyre bëhet më i fortë, detaje të reja mësohen nga grupi hetimor. Burime pranë tyre bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se njëra nga pistat e hetimit është një vrasje e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi).

Bashkëshortja e Gëzimit, Sajmira Hysaj tregoi më herët për Report Tv dhe Shqiptarja.com bisedën e fundit me të shoqin dhe telefonatën që e nxori nga shtëpia. Ajo thotë se i shoqi i ka komunikuar se do takohej me një shok, por një orë më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur dhe familja ka humbur çdo kontakt me të.

Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri s'ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ka qënë në 23 gusht ora 20 e 20 minuta e mbrëmjes, më ka thënë do kthehem në shtëpi se do pi kafe me një shok, e morën në telefon. Unë i rashë telefonint të tij pas një ore, telefoni doli i fikur. Nuk di më asgjë për të që nga ai moment. I bëj apel mediave dhe ministrit Xhafaj të na ndihmojnë.
Recommended