Pa Gjurme- Deshmia per 32 vjecarin e zhdukur/ Gezim Kica pas vrasjes eshte denuar me 46 vite burg?

  • 5 years ago
PJESA E PARE DT 1 SHKURT Pa Gjurme- Deshmia per 32 vjecarin e zhdukur/ Gezim Kica pas vrasjes eshte denuar me 46 vite burg?Pas 9-muajsh Gezimi i thotë të vëllait se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë, për të kaluar kufirin ilegalisht. Olti qëndron në Greqi për të vazhduar punën, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Merr në telefon të vëllanë duke i thënë se i duheshin para për pasaportën dhe se ndodhej në Berat. Olti i dërgon 100 eurot përmes bankë.

Mbas disa javësh Gëzimi rikthehet në Greqi, ku kishte dhe shtëpinë me qera në Janinë, pasi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe më pas i shpërndante nëpër fshatra, ku kishin kontaktet e tyre. Gëzimi pikaset dhe përfundon në burg. Dënohet me 45 ditë burg në Prevezë.

Gëzimi bashkë me grupin e klandestinëve transportonte edhe drogë, kundrejt parave. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, duke i pohuar kunatit të tij, se jetonte bashkë me një shok.Në telefonatën e fundit më 10 mars të vitit 2008, Gezimi i thotë Taulandit se po shoqëronte një grup prej 100 refugjatësh.

Vëllai i tij, Oltjon Kici tha se: Uroj që të jetë mirë. Sido që të jetë historia e tij unë do ta ndihmoj nuk do ta braktis. Ai zihej me mua sepse unë nuk merrja shpesh në shtëpi. Ka qënë shumë i dashur.

Ndërsa telefonata të shumta kanë ardhur në redaksinë e emisionit. Një telefonues anonim tha se Gëzimi tani mban emrin Niko dhe ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Greqi.

Recommended