Report TV -Dëshmi të reja për 30-vjeçarin i zhdukur në gusht/ Zhvendoset pista e kërkimeve
  • 4 years ago
TIRANË- Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për gjetjen e Maradona Ibrahimit, që u zhduk 4 muaj më parë nga Gjirokastra. Të tjera informacione erdhën gjatë transmetimit "live" këtë të mërkurë, ndërsa zhvendoset pista e kërkimeve nga jugu në veri.

Saranda ishte qyteti i parë ku u dyshua se ndodhej 30-vjecari, pistë e cila u hodh poshtë këtë të mërkurë për shkak të informacioneve të fundit për një vendndodhje të mundshme të tij në Shkodër. Apelit të nënës në studio i janë përgjigjur një grup telefonatash, me anë të të cilave pretendohet se Maradona jeton si endacak në Shkodër. Ai është parë edhe ne lagjen Rus, pranë markatës së peshkut 3 ditë më parë. Ndërsa një qytetar nga Shkodra është i sigurt që të njëjtin person e ka parë dy muaj më parë por në qytetin verior.

"Këtë person ka kohë që e kam parë në lagjen Rus, përpara një muaji e gjysmë. Nuk e kam pyetur për emrin. Ky është, ky person që shoh në foto. Ishte më i dobët se shfaqet këtu. Sillej tek tregu i bagëtive disa herë. Këtë fytyrë e kam parë, në lagjen Rus në rrugë të madhe tek tregu. Është parë disa herë, jo një herë"-tha dëshmitari nga Shkodra.
Recommended