Pa Gjurmë, dëshmia e të rrëmbyerës në '97: Unë e strukur si mi! Ai që më përdhunoi, me pushtet
  • 5 years ago
Rrëfimi ekskluziv i një vajze, si u rrëmbye në vitin 1997 bashkë me fëmijë të tjerë. Ngjarja horror, si u mbajtën në një bodrum dhe më pas në pyll. E abuzuar seksualisht nga një person i njohur për të, të cilin e ka denoncuar në polici pasi arriti t'i shpëtonte grupit që do i çonin nga mali në Greqi, për trafik organesh. Policia e gjeti pranë Kakavijës pas tre ditëve në mes të malit, pasi i shpëtoi trafikantëve që po çonin edhe fëmijë të tjerë në Janinë. "Ana", sot nënë me fëmijë, thotë se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi policia i tha se abuzuesi i saj është person me influencë, dhe vajza nuk kishte tjetër shpëtim veçse të largohej pa asnjë gjurmë nga Shqipëria.

Tashmë është e martuar, dhe gëzon lumturinë e fëmijëve të saj. Por jeta e saj ka qenë një tmerr i vërtetë. Në vitet e vështira për shqiptarët, '97, një vogëlushe shqiptare, vetëm 8 -vjeçare, u rrëmbye teksa dilte nga shkolla, më tej u abuzua seksualisht dhe fare mrekullisht, arriti të shpëtonte nga duart e një personi, që tentoi ta trafikonte për shitje të organeve në Greqi.

Historia u rrëfye nga vetë vajza, të cilës për t'i ruajtur anonimitetin, në kushtet kur jeta e saj rrezikohet ende, nuk ju prezantua emri dhe as vendndodhja e saj. Këtë mbrëmje në emisionin "Pa Gjurmë", Ana (një emër i sajuar), tregoi se si një person, rreth 38-vjeç në atë kohë, e rrëmbeu me makinë në muajin tetor ose nëntor të vitit 1997, ku edhe u abuzua seksualisht.

"Më futi brenda në makinë, kam qenë shumë e vogël. Më futi në bagazh të makinës, ka abuzuar me mua. Më çoi në një bodrum, nuk e di çfarë qyteti ishte, pashë që kishte edhe fëmijë të tjerë të moshave më të mëdha se unë, 15-17 vjeç", rrëfen Ana.

Prindërit e saj ishin në Tiranë pasi babai ju nënshtrua një operacioni të vështirë, dhe nëna kujdesej për të. Personi në fjalë, të cilin Ana thotë se e njeh, pasi është nga vendi i saj i lindjes, ka ndjekur të gjitha lëvizjet e saj derisa e rrëmbeu.
Recommended