Pa Gjurme- Zhdukja e artistit skulptor/ Dëshmia zbardh misterin e tre netëve në një hotel
  • 5 years ago
Pjesa e Dytë Dt 18 Mars Pa Gjurme-Zhdukja e artistit skulptor/ Dëshmia zbardh misterin e tre netëve në një hotel në Gjirokastër
Fatmir Simjo u lind në qytetin e Gjirokastrës, në Zagori. Anxhelina e Aristidhi janë prindër të 3 djemve. Fatmiri ka dhe dy vëllezër të tjerë binjakë Gjergjin dhe Gentjanin. Fatmiri ishte i pari nga djemtë, i cili me të mbaruar shkollën e mesme emigroi drejt Greqisë. Atje ku vendosi të jetojë në Athinë, ndjek shkollën për arte.

44 vjecari mbante gjithnjë kontakte të rregullta me familjen, ndërsa shpesh vinte i takonte kur mundej. Në Athinë ai pati punuar në një dyqan që tregtonte artikuj skulpture dhe pikture. Në vitin 2012 Fatmiri kthehet në Zagori dhe vendos që me të ardhurat e fituara nga emigracioni, bashkë me shokun e tij të ngushtë Edi Qaron të hapin një biznes të ngjashëm me atë që Fatmiri kishte punuar në tokën helene, dyqan me piktura e skulptura në Gjirokastër. Biznesi i tyre vijoi për disa muaj, pasi Fatmiri ia lë ortakut të tij, ndërsa vetë zhvendoset në Vlorë te djali i dajës Spiro.
Recommended