Rinis ‘Pa Gjurmë’- Dëshmia e 17-vjecarit që iu arratis policisë britanike/11 fëmijë të tjerë zhduken

  • 3 years ago
Britania e madhe mbetet destinacioni që të rinjtë shqiptarë zgjedhin për të realizuar ëndrrën drejt perëndimit, duke braktisur vendin. Emisioni ?Pa Gjurmë? në Report Tv, sjell në fokus këtë fenomen duke iu referuar raportit të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, sipas së cilës, këtë vit janë zhdukur në këtë shtet përafërsisht 112, 853 fëmijë nga e gjithë europa. Sipas këtij raporti, Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të Europës ka shifra alarmanet përsa i takon të miturve të humbur, nga ku vetëm në 9 muaj rezultojnë të zhdukur në shtetin britanik fëmijë shqiptarë. Nga janari i këtij viti e deri më sot 11 adoleshentë shqiptarë nuk janë kthyer ende në shtëpi.
Por, pse po zhduken adoleshentët shqiptarë ? Cfarë i detyron ata të braktisin vendlindjen e tyre dhe të marin vendime drastike ?Gazetarja Silvana Muça, e cila bëri publik këtë raport, e ftuar në panelin e emisionit ?Pa Gjurmë?, sqaron se pas adoleshentëve që kalojnë kufirin ilegalisht është dikush që i mbikqyr.
?Mosha kryesore është nga 15 deri në 17 vjeç. Mendoj se ka një sponsorizues që i merr këta adeleshentë atje, sepse rruga për të shkuar deri atje kushton dhe normalisht dikush ja paguan. Sipas informacionve që unë kam, ata punojnë në shtëpi hashashi dhe marrin pagesa sezonale. Unë kontaktova një adoleshent dhe ai është person i shpallur në kërkim nga policia britanike. Ndërsa, Burreli dhe Kukësi janë dy vende të cilat kanë përqindje më të lartë të fëmijëve te cilët shkojnë në Britani.?-përfundon Muca
I kontaktuar nga stafi i emisionit ?Pa Gjurmë?, 17-vjeçari, një nga 11 adoleshentët shqiptarë, emri i të cilit rezulton të jetë në listën e të humburve, ka dhënë informacion rreth asaj që po ndodh në të vërtetë me ta. Sipas tij, largimi nga Shqipëria lidhet me mungesën e kushteve minimale të jetesës. I riu shprehet se çdo adoleshent që shkon në mënyrë ilegale në Britani kalon shumë peripeci duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Gazetari- Përshëndetje E.!
E. T - Përshëndetje, si jeni?
Gazetari- Ju shkruaj nga redaksia e emisionit ?Pa Gjurmë?, ju jeni i denoncuar si i humbur nga policia britanike. Jeni mirë me shëndet ? Çfarë ka ndodhur, a keni nevoje për ndihmë ?
E. T- Jo, nuk kam nevojë për ndihmë. Kam ikur vetë nga shteti, pasi jetoj me të dashurën time.
Gazetari- Me sa shokë jeni aty ?
E. T - Jemi disa shqiptarë këtu, por nuk dua të spiunoj. Aty në Shqipëri, gazetarët po përdorin fotot tona, dhe unë do i hedh në gjyq.
Gazetari- Po me familjen flisni këtu në Shqipëri ?
E. T - Nuk jam i humbur, flas me familjen time.
Gazetari - Dëshironi të keni një komunikim me emisionin ?
Gazetari ? Mirë, mbetemi në kontakt?
E. T - Po, vetëm mos më sillni probleme
E. T - Ok, mirupafshim
Por si reagon policia Britanike kur përballet me situata të tilla ?Menjëherë pas lokalizimit, shteti iu gjen shtëpi dhe u jep një tarifë javore prej 70 paund. Shumë kjo, e cila për ta nuk është e mjaftueshme për të jetuar, ndaj vendosin të largoh...

Recommended