Fshihej te 'Ali Demi'/ Arrestohet i 'rrezikshmi' i Vlorës Manaj, u arratis pas vendimit skandaloz

  • 5 years ago
TIRANË- I rrezikshmi i Vlorës,  29- vjeçari Taulant Manaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë pas një sherri të ndodhur mes bandave në shkurt të një viti më parë në Vlorë.

Sipas policisë, ai fshihej në një pallat në lagjen "Ali Demi? dhe në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, u finalizua operacioni policor i koduar  ?Befasia? që e çoi prapa hekurave. 

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri)  u la i lirë në muajin gusht me një vendim skandaloz të gjyqtares Herila Çela të denoncuar edhe në Shqiptarja.com e Report Tv.

Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, për konfliktin e armatosur në shkurt por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.

Në gusht të këtij viti ndaj  Manajt ishte përcaktuar masa 'arrest në shtëpi' nga gjykata e faktit në Vlorë, rast ky i denoncuar fillimisht në Report TV e më pas nga ministria e Drejtësisë, e cili i kërkoi KLD-së shkarkimin e gjyqtares. 

Taulant Manaj u kap  në flagrancë në qershor të këtij viti në Vlorë, me armë në makinë, ndërsa ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest në shtëpi.  

Më pasManaj(Beqiraj) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ngjarje kjo e ndodhur pranë Kishës Ortodokse, ku mbeti i plagosur në atë ngjarje.

Dy grupe pasi lëviznin me armë, kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, teksa armët i mbanin në makinë.











VIDEO/ Momenti i përplasjes me armë më 27 shkurt 2018
Së bashku me Tauland Manaj (Beqiri), policia arrestoi në atë kohë edhe dy shtetas të tjerë Eris Llanaj, dhe Gazmir Canaj, të cilët ishin përfshirë në konflikt.

Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të,por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet dhe kishte armë në makinë. 











VIDEO\ Arrestimi i Taulant Manaj nga policia më 23 Qershor 2018
Në gusht të vitit 2018, Manaj(Beqiri ) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herlia Çela. Në atë kohë, gjyqtarja konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurt.

Recommended