"BOOM": Hipoteka e Lushnjes, vendi ku dokumentat zhduken pa lenë gjurmë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa ditë më parë, emisioni investigativ "BOOM" solli në vëmendje problematikat e qytetarëvë, të cilët prej vitesh presin që Hipoteka e Lushnjes të zbatojë vendimin e formës së prerë të gjykatës.

Pasojat e abuzimeve të ish-drejtuesve të kësaj Hipoteke sot po i faturohen qytetarëve, ndërsa vendimet e gjykatës mbeten ende të pa ekzekutuara nga drejtuesit e sotëm të ZVRPP Lushnje.

Madhe në Hipotekën e Lushnjes nuk figurojnë të regjistruar në protokoll, dhe rezultojnë të zhdukura dokumenta të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë. Një fakt të tillë e denoncon për "BOOM" shtetasi Ylli Murati.

Denoncuesi: Në vitin 2016 kanë ardhur specialistë nga Ministria e Drejtësisë dhe kanë përpiluar një akt inspektimi ku kanë evidentuar të gjitha shkeljet që më janë bërë.Ishte ky dokument, i cili bëri që zyra qëndrore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të terhiqet nga ankimimi i çështjes time dhe më pas vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë dhe mu dha mua e drejta. E kërkova këtë dokument te Ministria e Drejtësisë dhe më kthyen përgjigje se dokumenti ndodhet te Hipoteka në Lushnje . Vij për ta marrë këtu, më kthejnë përgjigje që nuk e kemi. Ku shkoi dokumenti?

Gazetarja e "BOOM" shkoi te zyra e protokollit për të pyetur sesi është e mundur që ky dokument nuk gjendet më.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-hipoteka-e-lushnjes-vendi-ku-dokumentat-zhduken-pa-lene-gjurme

Recommended