Fermerët e Lushnjes dalin sërish në protestë, kërkojnë plotësimin e 6 kërkesave
  • 4 years ago
Fermerët e Lushnjes janë grumbulluar për të mbajtur protestën e tretë brenda një muaj, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Vendi ku janë mbledhur protestuesit është Rotondoja e Savrës. Ndërkohë në një prononcim për Report TV, një ndër koordinatorët e shoqatës së fermerëve, Eduart Sharka, ka deklaruar se fermerët kanë shtuar një kërkesë të 6-shtë. Sipas Sharkës kjo kërkesë ka të bëjë me dhënien e një shume prej 50 mijë lekësh për një dylym tokë, nga ana e qeverisë në mënyrë që fermerët të heqin shpenzimet e mbjelljes së fidanëve.
Recommended