Report TV - 'U kalbën të gjitha, po qajnë fëmijët', fermerët e Lushnjes dhe Beratit në protestë
  • 5 years ago
Fermerët e Lushnjës dhe të Beratit kanë dalë ditën e sotme rreth orës 10:30 minuta, për të protestuar.

Ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat, në urën e Kucit, për të ngritur zërin për prodhimin e tyre të domates dhe perimeve të tjera, pasi nuk po gjejnë treg për t'i shitur.

Fermerët të irrituar, në shenjë proteste kanë hedhur në rrugë domatet, e ndërsa i kanë bërë apel shtetit për të ndërhyrë.

Ata janë shprehur se kostoja e prodhimit është shumë e lartë dhe nuk po fitojnë asgjë, e për këtë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë për t'i subvencionuar. 

Protesta është ndjekur nga afër nga forcat e policisë, për të shmangur incidentet midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.
Recommended