Report TV -Gjelat e detit, fermerët e Lushnjes: S’ka blerës! Konsumatorët: Çmimi i lartë...
  • 4 years ago
Viti i Ri është festa që çdo shqiptar e feston. Të gjithë i kushtojnë një rëndësi të madhe natës së ndërrimit të viteve. Duke nisur që me dekorin e shtëpisë deri në përgatitjen e gatimeve. Gjeli i Detit dhe bakllavaja janë dy gatimet tradicionale për natën e Vitit të Ri.

Lushnja është dhe zona karakteristike për rritjen e gjelave të detit. Gjatë këtyre festave trotuarët e qytetit mbushen nga fermerë që shesin gjela deti. Por këtë vit ata ankohen se nuk ka treg shitje dhe që çmimi nuk justifikon punën që u duhet për të rritur gjela deti.
Recommended