Pa gjurmë’/ Historia e Artur Lleshit i zhdukur 6 muaj më parë, gruaja: Fëmijët po e presin
  • 6 years ago
Ka startuar mbrëmjen e sotme në ekranin e Report Tv, emisioni ?Pa gjurmë?. Në puntatën e parë të këtij emisioni, gazetarja dhe moderatorja Odeta Duma, ka intervistuar bashkëshorten e Artur Lleshit, një person i denoncuar i zhdukur 6 muaj më parë, që pas largimit të tij në Gostivar për të punuar si çoban. ?Pa gjurmë? kontaktoi me familjen, ish-pronarin e Lleshit në Gostivar, gazetarë që punojnë në Maqedoni, por edhe autoritetet maqedonase.

Artur Lleshi, nga Bulqiza ka humbur kontaktet më 10 prill 2018 me familjen e tij nga Gostivari. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët shprehen se ka punuar prej 3 vitesh në Maqedoni. Arturi u rikthye më 2 prill, për të sjellë paratë në shtëpi dhe për t?u çmallur me familjarët. Më 10 prill, ai u largua nga shtëpia për t?u rikthyer në punën e tij, por që prej asaj dite nuk ka më informacion. Policia maqedonase hedh poshtë pistën e një arrestimi të mundshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, por ekziston mundësia që Arturi të jetë arrestuar me një mbiemër tjetër. Ish-pronari i tij, Xhevail Osmani, tha se kishte ndërprerë kontaktet me të, por se kishte konsideratë për Arturin si një djalë punëtor.
Recommended