Report TV - Patozi: Basha hesht prej ditësh, mund të ketë një marrëveshje të fshehtë PD-PS
  • 3 years ago
Astrit Patozi i Bindjes Demokratike aludoi për një marrëveshje të fshehtë mes PD-PS duke sjellë në kujtesë reagimet e Lulzim Bashës 1 vit më parë në zgjedhjet për bashki. Patozi tha se kreu demokrat prej ditësh qëndron në heshtje dhe nuk ka asnjë reagim për ngjarjet e fundit politike.

"Pragu ka kuptim vetëm në rastin që është proporcional kombëtar. Në këtë kontekst që është Shqipëria është i papranueshëm. Gjithmonë japin referenca të huaja. Sistemi ynë zgjedhor ai që ishte dhe ky që është, është një sistem hibrid. Nëse listat hapen 100 përqind, koalicionet nuk mund të funksionojnë pasi administrimi i zgjedhjeve kalon në kolaps. Nëse ka një rast që Rama kishte të drejtë është kur u tha që të gjejnë një vend me lista të hapura që kanë këto koalicione. A është i pamundur koalicioni në kushtet e listave të hapura. Unë për vete jam tek njerëzit që besojnë se ky draft nuk do të qëndrojë kështu siç është. Sipas meje pragu do bjerë dhe do punohet shumë për hapjen e listave. Heshtja e Bashës gjatë këtyre ditëve është shumë kompromentuese. Si ka mundësi që desh i vuri flakën Shqipërisë vetëm se tha që do hyjë në garë me Ramën. Një njeri që ngriti gjithë vendin në këmbë tani nuk flet. Unë jam dyshues. Nëse listat mbeten të mbyllura atëherë ka një marrëveshje okulte PS-PD" tha Patozi.
Recommended