RTV Ora - Sokol Hazizaj komenton vendimin e Metës, flet për një marrëveshje të fshehtë

  • 5 years ago
#rtvora
Ndiqni protestën e opozitës LIVE këtu: https://youtu.be/U8HHHwbNanM

Konstitucionalisti Solkol Hazizaj në një intervistë telefonike për RTV Ora komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta i cili shfuqizoi sot dekretin per daten e zgjedhjeve.

Pyetja: A është kushtetues veprimi i presidentit ?

Sokol Hazizaj: Pas aktit të prodhuar të presidentit për mos bërjen e zgjedhjeve, për heqjen e fuqisë së dekretit para 9 muajve mendoj se ka ardhur, nëse është e vërtetë si informacion në media, si pasojë e marrëveshjes politike që janë bërë subjektet më të rëndësishme politike. Këtu brenda këtij kuadri ligjor ëstë veprimi i kryetarit të PS-së dhe PD-së. ndërsa në kuptimin ligjor për shkak të kësaj marrëveshje është i detyruar të ndërmarrë akte të cilat vijnë në linjën e sjelljes politike të përfaqësimit politik në Shqipëri.

Ajo që ha diskutim është çështja e riprodhimit të një dekreti tjetër për datën e zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Mendoj që presidenti nëse ka shprehur vullnetin e kryetarit të maxhorancës dhe të opozitës e të partive të tjera politike, një marrëveshje, të cilën qytetarët nuk e dinë por që duhej të ishte transparente, mendoj se ka vepruar në përputhje me kushtetutën.

Pyetje: Ju mendoni se ka një marrëveshje pas vendimit të presidentit?

Sokol Hazizaj: Dekreti i presidentit ka ardhur për dy mundësi. Mundësinë e mbarimit të mandatit të pushtetit vendor. E dyta mundësia e marrëveshjes politike midis subjekteve të cilat janë parlamentare dhe të përfaqësuara nga pushteti vendor, dhe që është realizuar para 9 muajsh. Jemi në të njëjtën gjëndje juridike. Padyshim diku e kanë prodhuar marrëveshjen janë përcasur dhe i kanë kërkuar që kjo datë zgjedhjesh të ndryshojë. Dmth, nuk mendoj, që akti, nëse do ishte jashtë kësaj marrëveshje, akti do të ishte jo kushtetues.

Do të thotë që presidenti në momentin që ka prodhuar një akt që mohon të drejtën e zgjedhësve për të vajtur më 30 qershor do të thotë që ka artikuluar me subjektet politike këtë lloj mohimi dhe bashkë me aktin do të nxjerrë dhe shpjegimin. Pse e ka prodhuar këtë akt. Ndaj them që presidenti nuk mund të bëjë veprime të pamatura. Në këto kushte ai ka rakorduar me liderët e partive politike për të shtyrë zgjedhjet dhe për të caktuar një datë të re zgjedhjesh brenda kuotimit ligjor dhe kushtetues për dekretimin e një date të re zgjedhjesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sokol-hazizaj-komenton-vendimin-e-metes-flet-nje-marreveshje-te-fshehte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended