Avokati i Lazajt Sokol Hazizaj: Nuk e prisnim shkarkimim, do apelojmë vendimin

  • 6 years ago
TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë. Komisioni hetoi gjyqtarin vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale, ndërsa Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës, por u refuzua.Ndërsa në përfundim të seancës së sotme, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se vendimi do të apelohet në Kolegj, pasi KPK ka bërë shkelje dhe se nuk është luks që të kesh një shtëpi.

Nuk e prisnim shkarkimin. KPK ka bere shkelje. Të kesh një shtëpi nuk është luks, kështu po shkojmë në devijanca sociale. Ne do ti drejtohemi Kolegjit të Apelimit

Recommended