Meta: S’ka marreveshje te fshehte per “Drejtesine” |Lajme-News

  • 4 years ago
Pas deklaratës së Ambasadores Amerikane, Juri Kim, e cila foli për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi, Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo aludim për një pakt mes tij, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës. Për ta provuar këtë tha se u kishte dorëzuar platformën e tij për integrimin, që prek edhe Reformën në Drejtësi, por nuk kishte marrë përgjigje prej tyre.

Mesazhi i diplomates amerikane, tha Presidenti, nuk ishte në adresë të tij.

?Të jeni të sigurtë që vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja që ka pasur vlerësimet më të mira?.

Platforma e prezantuar nga kreu i shtetit thekson angazhimin e palëve jo vetëm për çështjen e Reformës Zgjedhore, por veçanërisht atë të Drejtësisë, me fokus Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Por cilat janë ligjet që sipas kreut të shtetit kërkojnë ndërhyrjen e ligjvënësit?

?Këtë ta vendosin palët në përputhje me rekomandimet e Venecias dhe të ndërkombëtarëve. Ky nuk mund të jetë as pjesë e një tryezë të GJL, sepse sipas ligjeve në çdo proces ku ky merr pjesë, ai që humb e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe të Strasburgut dhe e fiton automatikisht. Si mund të mbash një njeri të tillë ti në krye të KED. Ligji e bën të qartë se kur ikën kreu e drejton zëvendësi.?

Që këto ndryshime ligjore të bëhen efektive, kreu i shtetit sqaron se duhet një dakordësi mes palëve, që duhet të kalojë përmes një këshilli politik. Por sesi mund të jetë ky Këshill thotë se vendimi i takon klasës politike.

?Nuk detyroj njeri të bëjë një marrëveshje. Unë jap një ide bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Se si realizohet ajo duhet të jetë kontribut i palëve. Unë dërgoj një platformë dhe ti më nis disa sugjerime. Nuk kemi më kohë?.

Edhe për Reformën në Drejtësi paralajmëroi hetim ndërkombëtar, sikundër për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një përgjigje dha edhe për deklaratën e Kryeministrit, se Presidenti po kërkon të krijojë një parti të re. Ramës i kujtoi sërish fundin e mandatit të tij, si dhe mbështetjen ndaj qytetarëve.

?Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë deri në 24 Korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër. Por që ka nevojë për një front për demokraci patjetër, diktatura ka trokitur?.

Kreu i shtetit, teksa e cilësoi të paligjshme shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se ndjen detyrimin që të rindërtohet godina sipas modelit ekzistues.

Tv Klan

Recommended