Berisha për "Tempora": S'ka marrëveshje të fshehtë me qeverinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #tempora

Për ish-kryeministrin, Sali Berisha, ulja në tryezë me qeverinë për reformën zgjedhore është e dobishme.

Sipas tij, opozita nuk duhet të ishte pengesë për procesin e hapjen së negociatave.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tempora" në RTV Ora, Berisha hodhi poshtë pretendimet se ka një marrëveshje të fshehtë. Ajo që po shohim tha Berisha është një marrëveshje për reformën zgjedhore, e ndërmjetësuar nga Britania e Madhe.

Berisha vazhdon ti qëndrojmë mendimit se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Tryeza për reformën zgjedhore

Sali Berisha: Mua më gëzoi lajmi që kjo po ndodh. Unë e konsideroja shumë të dobishme, të nevojshme që opozita për hir të Shqipërisë dhe të ëndrrës së projektit evropian të shqiptarëve të mos ishte pengesë, përkundrazi detyrën e saj për hapjen e negociatave. Por ju siguroj se lirimi i serial killerave e vret edhe këtë reformë. Këtu shteti ligjor është asgjësuar dhe i tërë vendi është në duart e një njeriu, i cili me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin po dënon shqiptarët gjithnjë e më shumë.

A ka një marrëveshje dhe a jeni ju në dijeni?

Sali Berisha: Jo, absolutisht nuk jam në dijeni të ketë një marrëveshje, por jam në dijeni që në mars ka një samit dhe nëse në shqyrtimin e 9 kushteve të Bundestagut, kushti i parë kishte lidhje edhe me pjesëmarrjen e opozitës, kushtet e tjera nuk kanë asnjë lidhje. Edi Rama po i përkeqëson ato duke kapur drejtësinë.

Sa herë Rama është keq lind ideja se ka një marrëveshje me Bashën?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë të dhënë se ka një marrëveshje prapa shpine. Marrëveshja është kjo që shohin të gjithë për reformën zgjedhore, natyrisht duhet njohur, e ndërmjetësuar siç e kanë bërë të ditur vetë nga ambasadori i Britanisë së Madhe dhe i mbështetur nga ambasadorë të tjerë, por në mënyrë absolute thjesht një ndërmjetësim, duke bërë një shërbim të mirë reformën zgjedhore. Në dijeninë time nuk ka asnjë çështje tjetër përveç saj.

A garanton platforma mos prekjen e zgjedhjeve dhe a duhet të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Sali Berisha: Asnjë platformë asnjë ligj për njeriun që thyen çdo nen të kushtetutës në reformën e drejtësisë, ai është i aftë të thyejë çdo nen të çdo ligji për karrigen e tij. Që zgjedhjet në një vend të konsiderohen të barabarta, të drejta kushti më themelor është që shteti të mos marrë pjesë në zgjedhje, por forcat politike. Këtë përcakton edhe karta e Kopenhagenit. Në vitin 2009 zonjë Glover, fort e lidhur me Ramën dhe PS vëzhgoi zgjedhjet në kundërshtim me vullnetin tim real, por Edi Rama kishte përgatitur bojkotin e zgjedhjeve nëse unë nuk e pranoja. Natyrisht unë e pranova. Unë bëra një vendim qeverie, në të cilën ndaloja shtetin në mënyrë të prerë duke filluar nga kryeministri sanksionet për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ky vendim u monitorua me vëmendjen më të madhe dhe pasion nga znj. Glover dhe përfundoi në konkluzionin se Kryeministri dhe qeveria iu përmbajt vendimit. Këtë vendim e ka mar...

Recommended