Report TV - Video nga punimet në rrugën e Arbrit, Rama: Brenda muajit asfaltohen 10 km të para

  • 4 years ago
TIRANË- Rruga e Arbrit ka qenë në qendër të vëmendjes së kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video nga punimet. Rama ka bërë me dije se brenda këtij muaji, do të asfaltohen 10 km e para, e ndërsa punimet do të mbylln brenda verës së vitit 2021, ku rruga do të bëhet e aksesueshme për të gjithë.

"Brenda muajit do të asfaltohen 10 km të para. 500 punonjës dhe mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë janë angazhuar në këtë proces. Rruga e Arbrit pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021", shkruan Rama.Rruga e Arbrit pritet t?i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit. Kjo rrugë ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat janë hapur plotësisht 5 tunele. Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore.

Recommended