Përmbyset pedaloni me dy persona në Durrës! Shpëton një prej tyre, tjetri dyshohet i mbytur
  • 4 years ago
Dy persona kishin marrë një pedalone dhe kishin dalë për të peshkuar në zonën e plazhit të Currilave në Durrës duke përfituar nga fundjava.  Ideja për të peshkuar ditën e sotme duket se nuk ka rezultuar e mirë pasi deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar, që ka shkaktuar dhe përmbysjen e pedaloni jo shumë larg bregut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25,  ku pas njoftimit policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të shtetasit  I.B, 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Për shtetasin tjetër A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur, ndërsa policia kufitare vijon kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Recommended