Femija i mbytur ne anijen e linjes Durres-Ankona - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Udhëtimi i një familje shqiptare nga Durrësi për në Ankona, përfundon me humbjen e djalit të madh 9-vjeçar brenda në anije. Kanë vazhduar edhe sot kërkimet për fëmijën e mbytur nga kapiteneria e Ankonës, por duket me pak shpresa gjetja e tij.

Disa nga hipotezat mbi rrethanat e zhdukjes, janë se djali ka kërkuar leje tek prindërit e tij për të shkuar në tualet ose për të bërë një xhiro në anije, ndërsa e ëma e tij merrej me vëllain e vogël tre muajsh. Pas pak kohësh babai i fëmijës shkon për të parë djalin e madh 9-vjeçar, por ai ishte zhdukur. Në këtë moment deti ishte shumë i trazuar dhe fëmija ka mundësi të jetë varur për kuriozitet në parmakët e anijes dhe lëkundjet e kësaj kanë bërë të humbë ekuilibrin e të bierë në ujë.

Një tjetër hipotezë edhe pse s?ka dëshmitarë për këtë është se fëmija duket të jetë tërhequr nga varkat e shpëtimit dhe ndonjëra prej tyre të jetë hapur. Prindërit e fëmijës janë kthyer menjëherë në Aleksandrino, vendi në të cilin ata punojnë, me pak shpresa për gjetjen e djalit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended