Report TV - Del nga shinat treni i pasagjerëve i linjës Durrës-Fier

  • 5 years ago
Një ngjarje aksidentale është shënuar në Fier, ku një tren i pasagjerëve të linjës Durrës-Fier ka dalë nga shinat mesditën e kësaj të enjteje në afërsi të Urës në zonën që njihet si ?Vija e Ngjalës?.

Burime për Report TV treguan se treni me pasagjer ishte nisur nga qyteti i Durrësit për të arritur në Fier. Dyshimet paraprake janë se shkak për ngjarjen janë bërë problemet që ka patur traseja. Kjo nuk është hera e parë, traseja e hekurudhës në këtë vend edhe më parë ka pasur probleme të tilla. 10 vite më parë në këtë vend është përmbysuar një vagon cistern duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti. Mësohet se nga dalja e trenit janë dëmtuar disa vagona, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Recommended