Hekurudha shqiptare, treni i linjës Pogradec-Elbasan - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kuaj që tërheqin vagona mbi shina të drunjta. Kjo është edhe fëmijëria e hekururdhës e cila zë fill në shekullin e XVI në Angli. Pak a shumë me të njëjtën shpejtësi sot ecin edhe trenat shqiptarë në linjën Pogradec-Elbasan. Ky makinist tregon se tranversat janë kalbur e çarë dhe duke u hapur, mund të nxjerrin nga shinat trenin qindra tonësh.

Kjo linjë bën pjesë edhe në Korridorin 8, por punonjësit vërejn se prej dhjetë vjetësh është lënë si mos më keq. Që hekurudha të jetë e sigurt duhen tre katër mijë traversa. Ndërsa sot nga frika se mos çahen traversat dhe treni del nga shinat makinistët i japin me shpejtësi breshke.

Braktisjes së kësaj linje i shtohet edhe lumi Shkumbin që rrjedh paralel nga shinat dhe që dalë nga dalë po i gërmon nën shtrat. Kontrollori i linjës thotë se nga gërryerjet e lumit nga kanë lënë disa pika kulminate, sepse grryerja ka vajtur deri në fundin e bankinës, dy metra nga bankina e trasesë.

Në këtë linjë lëvizin në ditë katër trena udhëtarësh dhe plotë trena mallrash. Në rast të ndonjë rreziku, njëri nga trenat duhet të futet në një xhep, që makinistët e quajn pika e rrezikut të vdekjes. Në këto kushte janë 85 km rrugë e hekurt nga Elbasani në Pogradec./tvklan.al

Gazetar ? Armir Shkurti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended