Report TV - Arrestohet Ferdindnad Ibrahimi 60 vjeç pronar i linjës Unazës
  • 5 years ago
TIRANË- Anti-informaliteti ka goditur një tjetër rast të efazionit fiskal ku si skemë është për përdorur falsifikimi. Në pranga kanë rënë 8 persona punonjës të kompanive të transportit publik në Tiranë ku mes tyre janë edhe tre bashkëpronar të këtyre linjave.

Report Tv deri më tani ka zbardhur emrat e dy prej të arrestuarëve që janë Ferdinand Ibrahimi me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t?i asgjësuar.

Të arrestuarit e tjerë janë F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti; A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti; L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash; A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash; K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

Vijon operacioni masiv kundër informalitetit

Finalizohet operacioni policor "Bileta e falsifikuar".

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

Vihen në pranga 8 persona.

Sekuestrohen 150 000 bileta të falsifikuara.

Në kuadër të Planit të Masave ?Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal?, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor,  pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor ?Bileta e falsifikuar?, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;

E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;

L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;

A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;

K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t?i asgjësuar.
Recommended