Treni i linjes Librazhd-Pogradec nuk punon - (13 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Deri 500 udhëtarë në ditë zbresin nga treni në Librazhd dhe pastaj nisen me furgona e autobusë drejt Pogradecit. Udhëtimi mbi shina nga Durrësi deri në Librazhd kushton 150 lekë, ndërsa po nuk deshe të mbetesh në stacion, duhet t?i japësh edhe 200 lekë furgonit.

Treni duhet t?i çojë udhëtarët deri buzë liqenit, por katër muaj më parë këmba e urës së hekurudhës është krisur, për rrjedhim vagonët me pasagjerë, rrezikojnë të bien në lumë. Fajin për prishjen e urës drejtoria e rrugëve ia vë firmës Mavrovo.

Maqedonasit akuzohen se gjatë punimeve në lumë kanë dëmtuar këmbën e urës, ndërsa Mavrovo vëren se këmba e urës është ndërtuar pa cilësi dhe jashtë parametrave. Në katër muaj që është vonuar tenderi i urës të Xhyrës, udhëtarët kanë paguar aq para sa ura do të ndërtohej nga e para./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended