Aksident zinxhir në aksin Pogradec Qafë Thanë, përplaset edhe autobusi i linjës Shqipëri Greqi
  • 5 years ago
POGRADEC- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar lehtë një fëmijë por nuk raportohet të ketë probleme.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq rreth orës 14:20 minuta ku në përplasjen zinxhirë është përfshirë edhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi. Tre makinat e tjera kanë qenë një tip ' Hyundai', ' 'Peugeot' dhe një 'BMW'. Policia bën me dije se njëri prej mjeteve i përfshire në këtë aksident ka frenuar në mënyrë të papritur, për mjetet e tjera që vinin pas tij. Për pasojë përplasja e tre mjeteve të tjera me mjetin e parë ka qenë e pamundur për t'u shmangur. Gjithnjë sipas policisë rrugore, përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur dhe për shkak te mos ruajtjes së distancave mes tyre përgjatë lëvizjes.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në ndodhjen e këtij aksidenti.
Recommended