Autobusi përplaset me makinën në aksin Librazhd-Elbasan, vdes drejtuesi i mjeti, plagoset pasagjeri
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Mirakë, ku një autobus me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip "Hondaj" , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit "Hondaj", shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasen-dy-automjete-ne-aksin-librazhd-elbasan-3-te-plagosur-njeri-rende
Recommended