Report TV -Anulohet udhëtimi i tragetit të linjes Vlorë Brindisi, shkak moti dhe dallgët e forta
  • 4 years ago
Per shkak te motit me erë dhe dallgë , është anuluar udhëtimi i tragetit të linjes Vlorë- Brindisi.

Trageti duhej të vinte në mëngjes, por ka ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.Burimet bëjnë me dije se edhe per anijet e peshkimit ka kufizime ne lundrim, pasi deti është me dallgë 6-7 balle në det të hapur dhe 5-6 ballë brenda gjirit.

Sipas parashikimit të motit dita e sotme do të jetë me shi dhe bregdeti do të përfshihet nga era të forta dhe dallgë që do të shkojnë deri në 7 ballë.

Moti i stuhishëm mund të rrezikojë jetën e lundruesve, prandaj duhet të shmangen udhëtimet në det.
Recommended