RTV Ora - Sekuestrohen 6 milion lekë bileta urbani false, arrestohet pronari i linjës së Unazës
  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Shtetit ka arrestuar 4 biznesmenë të linjave të transportit publik në Tiranë, ndër ta Ferdinand Ibrahimin, pronarin e linjës së autobusave të Unazës. Në total, është tetë numri i të arrestuarve për evazion fiskal, të cilët kanë shitur 150 mijë biletave të falsifikuara me qëllim shmangien e taksave dhe tatimeve.

150 mijë bileta të falsifikuara kanë venë në pranga pronarë dhe punonjës të transportit publik në kryeqytet.

Mes tyre është edhe Ferdinand Ibrahimi, pronar i linjës së autobusave të Unazës. Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka falsifikuar në bashkëpunim bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

8 persona janë arrestuar në total për evazion fiskal, të cilët akuzohen ndër të tjera për falsifikimin e 150 mijë biletave, që kapin vlerën e 6 milion lekëve të reja.

Të arrestuarit përdornin bileta urbani jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe një automjet ?Maserati?, 4 aparate celulare në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi, si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Policia njofton se po hetohet në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky aksion vjen në kuadër të Planit të Masave ?Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-6-milion-leke-bileta-urbani-false-8-te-arrestuar-ne-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended