Moti me shi/ Përmbyset fugoni i policisë në Durrës, në Elbasan tre aksidente njëri pas tjetrit

  • 4 years ago
Moti me shi ditën e sotme ka sjellë një sërë aksidentesh automobilistike në vendin tonë në disa prej qyteteve. Si duket lagështia në rrugë ka qenë burimi kryesor i aksidenteve, ndërkohë që edhe drejtuesit në ndonjë rast kanë humbur përqendrimin.

Situata më shqetësuese paraqitet në Elbasan, qytet ku mëngjesin e sotëm kanë ndodhur tre aksidente. Fatmirësisht asnjë me pasojë për jetën, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë tre aksidente të tjera kanë ndodhur në Lushnje, Durrës dhe Korçë.

Recommended