LIVE/Studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit, protesta: në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Durrës, Korçë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me thirrjet: Nuk ka negociata. Ulni tarifat! Studentët i janë përgjigjur Ministrisë së Arsimit në kthim përgjigjen ndaj Këshillave Studentore të Universiteteve publike

"S'na mashtroni dot! thërrisnin ata menjëherë pasi një përfaques lexoi letrën e ministres e cila i kërkonte studentëve që të ulen në tavolinë dhe të zgjidhin me dialog.

Studentët nuk besojnë dhe kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre pa negociata.
Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata! Nuk dorëhiqemi

"Lindita Nikolla dil në bulevard/ Shkolla është e jona/ Nuk është biznes privat. Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme" ishte thirrja në bllok e studentëve si përgjigjje ndaj kryeministrit Rama i cili përmes një videekonference i ftoi në dialog.

Studentët nuk pranojnë të largohen nga ministria e Arsimit pa marrë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre.

Protesta para ministrisë së Arsimit vijon prej orës 10:00 dhe studentët shprehen të vendosur se do të vijojnë protestën dhe nuk do të heqin dorë.

Ata bëjnë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre përmirësimin e kushteve dhe nuk pranojnë të politizohen. Para Ministrisë së Arsimit janë studentët e Tiranës, Elbasanit, Durrësit.

Studentet vijojne te therrasin: Duam te drejtat tona !Nuk ka negociata! Do qëndrojmë këtu deri në darkë e do kthehemi sërish nesër.'

Me vuvuzela dhe daulle studentët thërrasin: Ulni tarifat!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/beteja-vazhdon-serish-neser-studentet-publikojne-axhenden-e-protestes
Recommended