Ora News - Studentët vërshojnë në rrugë, protesta në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër e Vlorë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët e Universiteteve publike në të gjithë vendin bojkotuan mësimin dhe protestuan për uljen e tarifave të studimit dhe provimeve të mbartura.

Mijëra studentë të Universiteteve publike në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër e Vlorë protestuan këtë të enjte, krahas atyre në Tiranë për uljen e tarifave të studimit dhe provimeve të mbartura.

Me pankarta e thirrje kërkuan plotësimin e kërkesave.

Studentët e Universitetit të Elbasanit shprehen indinjatë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që sipas tyre i quajti ngelësa, ndërsa e cilësuan turp për qeverinë nëpërkëmbjen që u bëhet studentëve.

"Mundohen që gjithmonë tu bien në qafë të ardhmes së vendit tonë".

Për të dytën ditë, në krah kishin edhe deputetin demokrat Luçiano Boçi, por ai e sqaroi se ishte aty si pedagog dhe jo si politikan.

Me këtë tabelë studentët e Korçës, bënë analogji me lëvizjen historike të studentëve të dhjetorit 1990, në rast se nuk u plotësohen kërkesat, edhe pse Universiteti "Fan Noli" ka tarifat më të ulëta në vend.

"Universiteti i Korçës si Universitet publik i cakton vetë tarifat e shkollimit dhe ka ndër tarifat më të ulëta në të gjitha Universitetet publike në Republikën e Shqipërisë".

Në Shkodër, anëtarja e Këshillit Studentor Melisa Braçi u dorëhoq, pasi hodhi akuzua për intimidim nga rektori Adem Bekteshi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-jemi-bankomat-edhe-studentet-e-shkodres-dalin-ne-proteste
Recommended