Ora News - Studentët në Durrës sërish protestë për ndotjen në Porto Romano

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët, stafi pedagogjik i Universitetit "Aleksandër Moisiu" dhe banorë të qytetit të Durrësit në protestë për ndotjen e lartë që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave në vendgrumbullimin në Porto Romano.

Vendi i grumbullimit të mbetjeve të qytetit bregdetar dhe rrethinave të tij ndodhet vetëm 1000-1500 metra larg nga korpusi universitar dhe është kthyer në një problem serioz për shëndetin e studentëve dhe stafit pedagogjik.

Sipas tyre, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e Universitetit, duke krijuar një situatë mjaft të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë.

Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpesh herë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave, por pavarësisht premtimeve asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë nga autoritetet.

Vetë Kryeministri pak muaj më parë premtoi nga Durrësi se do të zgjidhej problemi 25-vjeçar, por kur kanë kaluar tre muaj asnjë nismë e qeverisë nuk duket në horizont.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sudentet-ne-durres-serish-proteste-ndotjen-ne-porto-romano

Recommended