Report TV -Dy aksidente me pasojë vdekje njëri në aksin Peqin-Elbasan dhe tjetri në Bilisht
  • 5 years ago
PEQIN- Një person ka humbur jetën, e ndërsa pesë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur te ?Kryqëzimi i Gjocaj?, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe pesë plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë. Viktima është identifikuar si Fatime Braho, 50-vjeç, e ndërsa edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Braho është në gjendje të rëndë. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se të plagosurit e tjerë janë Ismail Hoxhallari, Kamber Beqiri, Florant Hoxhallari, Kristian Hoxhallari.

Personat e përfshirë në ngjarje të rëndë po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht u mbyll me një fund tragjik.Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Bilisht. Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë.

Viktima është Viktor Gjalpi drejtuesi i motoçikletës. Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, 21 vjeçarit me iniciale A.D. banues në Bilisht.
Recommended