RTV Ora – Përplasje mes policisë dhe protestuesve në aksin Korçë-Bilisht
  • 5 years ago
#rtvora
Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të PD dhe LSI kanë dalë në dy anët kryesore të rrugës Korçë-Bilisht me pankarta antiqeveritare në duar në kohën kur eskorta e kryeministrit po kalonte.

Gjatë protestës ka pasur edhe incidente dhe përplasje mes ish-deputetëve Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Braimllari dhe zyrtarëve të policisë, mes të cilëve edhe Gjovalin Loka, drejtori i departamentit të sigurisë publike në policinë e shtetit.

Nga pamjet e siguruara nga RTV Ora konstatohen masa të forta të sigurisë që janë marrë nga policia e shteti si me trupat lokale, ashtu edhe me efektiva të FNSH.

Më herët Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë nga Kolonja se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen. Kreu i qeverisë tha se veç vetëvrasjes së vet politike, opozita nuk ka shans të pengojë zgjedhjet.

Rama: Koha e drejtimit të paditur ka mbaruar. Ata maksimumi që mund të bëjnë është që duke bërë një vetvrasje të zhurmshme si kjo që po bëjnë, ta dëmtojnë përkohësisht Shqipërinë dhe përkohësisht të na pengojnë të ulemi në tavolinë për të çelur negociatat, por vetëm shumë përkohësisht. Më shumë se kaq ata nuk bëjnë dot.

Rama shtoi se akuzat e opozitës për përgjimet e Vangjush Dakos dhe vjedhjen e votave në 2017 nuk kanë asnjë bazë.

Rama: Ndërsa për të mundur Lulin na u desh të blejmë vota. Për të mundur Lulin me atë veshgjatin që ka si luftëtarin e vijës së parë dhe me ata të tjerët që emrat nuk ja kujtoj, na u desh ne të blejmë vota, të mundim Lulin. Ka njeri që mund ta mendojë që PD e Lulit është më e fortë se PD e Saliut në 2013?!

Kryeministri foli edhe për qytetarët dhe mbështetësit e opozitës që kanë protestuar ndaj tij gjatë takimeve në rrethe.

Rama: Nga këto grupet e çingijeve që më nxjerrin mua, si te filmi "Koncert në vitin 36". Ja edhe për në Devoll do ketë dalë ai veshgjati.

Rama përsërit se opozita nuk po hyn në zgjedhje për shkak të frikës nga reforma në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-pritet-me-protesta-ne-devoll
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended