RTV Ora - Makina merr përpara këmbësorët, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në aksin Korçë-Kapshticë
  • 5 years ago
#rtvora
Dy gra humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.

Mësohet se viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë kur janë përplasur nga një automjet që drejtohej nga shtetasi O.B, agjent doganor, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Fëmija i plagosur është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet në Reanimacion.

"Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip "ML" me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës" njoftoi policia.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, O.B, pak pas aksidentit në komisariatin e Devollit. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-korce-kapshtice-dyshohet-3-viktima
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended