Report TV - Korçë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, merr përpara pemën dhe përplaset me biznesin
  • 4 years ago
KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjekut, është përplasur me një pemë dhe më pas edhe me muret e një biznesi në buzë të rrugës.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se drejtuesi i mjetit Denis Lika ka tentuar të devijojë një përplasje të mundshme me një mjet tjetër që po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizjeje, por ka humbur kontrollin e mjetti duke u përplasur me pemën dhe më pas me biznesit.Lika ka marrë lëndime të shumta në trup, për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Recommended