Aksident i dyfishtë në Levan-Tepelenë/ Makinat përplasin këmbësorët, 2 të vdekur, 5 të plagosur

  • 5 years ago
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Varibop në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Aksidenti i parë ka ndodhur në momentin kur një kalimtar ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë. Report Tv ka mësuar se në këtë moment, kanë ndaluar disa makina, përfshirë edhe disa nga pasagjerët e një autobusi të linjës Athinë-Tiranë, kanë dalë për ta ndihmuar. Në këtë moment, një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi dhe ka përplasur pasagjerët e autobusit, duke plagosur 5 prej tyre. Viktimat e këtij aksidenti janë Durim Lamaj 50 vjec dhe Fetah Shahaj, 64 vjec.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca. Në terren ndodhet edhe drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Fierit. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv nga vendngjarja, autobusi qëndron në anë të rrugës që pas momentit kur ka ndodhur aksidenti. Brenda autobusit ndodhen ende pasagjerë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin makinat si edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Recommended