Ora News - Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur e 3 të plagosur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht shtetasit Myftar Kovaçi, 53 vjeç, dhe Jak Syla 62 vjeç.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fan të Rubikut, ky dy mjete, njëra tip "Volkswagen Sharon" është përplasur me një mjet tip "Benz".

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë një parakalim i gabuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-rrugen-e-kombit-raportohet-viktima

Recommended