Ora News - Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur e 3 të plagosur
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht shtetasit Myftar Kovaçi, 53 vjeç, banues në Has dhe Jak Syla 62 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Personat e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Rrëshenit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

"Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetësia L.D. u transportua për në spitalin e Traumës me ambulancë", sqaron policia lokale.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fang të Rubikut, ku një mjet tip "Volkswagen" është përplasur me një mjet tip "Benz".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-rrugen-e-kombit-raportohet-viktima
Recommended