Ora News - Shkuan të ndihmonin të aksidentuarin, vdiqën vetë, detaje të aksidentit Levan-Tepelenë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një nga të plagosurit e aksidenteve me dy viktima të shënuara në aksin Levan-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën ndërsa është sjellë për mjekim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë një prej të mbijetuarve tregon se makina që i përplasi në rrugë ishte me shpejtësi të lartë dhe i mori përpara, ndërsa ata po tentonin të jepnin ndihmë Durim Lamajt që ishte viktima e parë.

Një nga 5 të plagosurit e aksidentit tragjik me dy viktima në Levan-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën.

Jorgo Meraj, u transferua me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ka fraktura e hemoragji të brendshme.

Ai ishte drejtues i makinës që shkaktoi aksidentin e parë mbrëmjen e së dielës, ku për pasojë humbi jetën këmbësori Durim Lamaj.

Ndërsa Haxhi Lamaj e Agron Çeçollari po trajtohen në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bashkë me Mënyr Lamajn.

Nga spitali, ai tregoi se makina që i përplasi ishte me shpejtësi të lartë.

Mënyr Lamaj: Na erdhi makina na mori ballë përballë. Ne shkuam sepse kishin goditur kushëririn, Durimin. Njoftuam ambulancën dhe vajtëm për ti dhënë ndihmën e shpejtë.Vajtëm atje dhe na mori makina ballë për ballë. Ishte me shpejtësi të paparë, as frenim..

Sokol Dhima ndërkohë ka dalë nga spitali.

Si ndodhi aksidenti

Banorët e zonës dhe pasagjerë që udhëtonin në aksin Levan-Tepelenë ishin mbledhur për ti dhënë ndihmën të aksidentuarit.

Por u përplasën nga një makinë tip 'Opel', i cili ka hyrë në parakalim me shpejtësi që i mori përpara.

Fetah Shahaj 64 vjeç nga Tirana, humbi jetën menjëherë në vendngjarje duke e rënduar bilancin e serisë së aksidenteve.

Policia arrestoi menjëherë drejtuesin e mjetit të identifikuar si Ferdinant Fetahaj.

Policia ka nisur një hetim për shkaqet e aksidenteve. Por veç shkeljes së rregullave të qarkullimit, dyshohet se rol luajti edhe mungesa e sinjalistikës dhe e ndriçimit në disa kilometra gjatë rrugës.

Vitin e kaluar aty u regjistruan disa aksidente. Më i rëndë ishte ai i muajit prill, ku humbën jetën dy kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj dhe e fejuara e njërit prej të rinjve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkuan-te-ndihmonin-te-aksidentuarin-vdiqen-vete-detaje-te-aksidentit-levan-tepelen

Recommended