Ora News - "Volkswageni" përplaset me makinën e policisë në aksin Levan-Tepelenë, 5 të plagosur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një polic së bashku me të birin janë në mesin e pesë personave të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në vendin e quajtur "Kthesa e Kashishtit", ku mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi Vangjel Demollari, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhete Bushi, 60 vjeçe.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/furoristrada-perplaset-me-makinen-e-policie-5-te-plagosur

Recommended